Opozita dhe qeveria janë përfshirë prej ditësh në akuza të ndërsjella për projektit e ndërtimit të Portit të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në “Twitter”, ku ka thënë se opozita thotë se “Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!”.

Sipas Ramës kjo është fjalia që shkëmbejnë më shpesh deputetët e PD të cilët i cilëson maskaragjozët e Aleancës së Rublave.

Po ashtu ai vijon me qëndrimin e tij duke i cilësuar deputetët e opozitës të pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe pa iman.

“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman!”-shkruan Rama.

Kujtojmë se kreu i PD, Sali Berisha e ka quajtur Portin e Durrësit si një nga megaaferat më të mëdha të qeverisë.