Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot sërish mos aplikimin e amnistisë për të dënuarit në fund të vitit 2017.
Berisha ka rreshtuar një sërë kategorish të dënuarish, që megjithëse akuzohen për krime të rënda janë liruar nga gjykata, ndërkohë që të arrestuarit për mospagesë energjie ndodhen në burg, madje nuk përfituan as nga amnistia që zakonisht qeveria aplikonte vitet e kaluara me rastin e festave të fundvitit.
Statusi i Berishës:
Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!
Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se ne burgjet e vendit dergjen qindra e me shume femije, te rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zenke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.
Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.
Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! sb





