Një shqiptar ka mbetur i plagosur pasi tentoi që të grabiste një banesë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 32-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, theu dorën teksa po përpiqej të arratisej.

Pasi kaloi murin e një shtëpie, ai u surprizua nga pronari i ndërtesës që do të vidhte. Ky i fundit dëgjoi zhurma nga oborri dhe doli jashtë.

Në moment e sipër shqiptari u mundua të ngjiste një mur, por ra dhe theu krahun.

Menjëherë ndërhyri policia dhe u detyruan ta çojnë shqiptarin në spital.