Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, pas njoftimit që ka marrë nga sekretariati për mbledhjen e Komisionit të Etikës sot në orën 15:00, online, ka reaguar menjëherë.

Duke kthyer përgjigje në e-mail, shprehet se kjo që ndodh është si në kohën e komunizmit. Sipas tij, deputetët që janë në listën e PS-së dhe ata që kërkohet të përjashtohen, duhet të jenë në mbledhje dhe të japin versionin e tyre lidhur me atë që ndodhi seancën e shkuar në Kuvend.

“Po pak turp nuk keni. Prap me online. Si anëtar i komisionit kërkoj që mbledhja të zhvillohet fizikisht. Kërkoj të njoftohen deputetët që kërkoni si parti komuniste të përjashtoni të japin versionin e tyre të ngjarjeve. Na i keni bërë këto kërkesa si përshkrimi i sigurimit të shtetit”, shkruan Korreshi në email.