Një grua në Tiranë ka përfunduar në spital këtë të shtunë, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës sepse ka qenë duke pastruar grilat e dritareve.
“Shtetasja A. P., 40 vjeçe është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





