Nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti për një familje në Murqinë në Fushë Krujë.

Tvklan.al raporton se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë

"Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihëm nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri."

Kryefamiljari bën apel të gjithë autoriteteve lokale që t’i vinë në ndihmë pasi situata në Murqinë është shumë e rënduar dhe janë të izoluar.