Aktorja e njohur amerikane, Vanessa Hudgenes është gjobitur nga policia, pasi po përdorte telefonin teksa po i jepte makinës.
32-vjeçarja u fotografua duke qeshur teksa po fliste me policinë dhe po i jepte patentën. Ajo sapo kishte dalë nga palestra kur u kap duke përdorur celularin.
Mediat shkruajnë se aktorja e ka mirëpritur kritikën e policisë dhe e ka pranuar gjobën e vendosur.