Ka përfunduar mbledhja e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me krerët e degëve të kësaj force politike në Tiranë.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i opozitës foli para medias, duke u shprehur se së shpejti pritet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sipas Bashës, arrestimi i tij nuk e shpëton kryeministrin Edi Rama.

"Asnjë përpjekje fasadë nuk do ta shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuara.

Orët e fundit janë intesifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Arrestimi i Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja 339 faktoi që ai dhe të tjerë socialistë janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë",- tha Basha.