Edhe pse dritat e spektaklit janë fikur, për ish-finalistin e Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, përshtatja me realitetin e përditshëm duket se po merr kohën e vet.
Klodi, i njohur për qetësinë, sportivitetin dhe stilin e tij të matur brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, ka ndarë me ndjekësit momente që tregojnë se “shija” e eksperiencës së Big Brother-it e ndjek ende.
Së fundmi, ai postoi një video në llogarinë e tij në TikTok që shkaktoi shumë të qeshura te fansat. Në video dëgjohet një audio ku pyetja është: “Çfarë po bën?” dhe përgjigja e Klodit: “Unëëë?? Asgjëë”, ndërsa mbishkrimi i tij ishte: “Faktiqësisht, ende jam duke e marrë veten.” Ky postim tregon me humor se izolimi dhe ritmi i shtëpisë kanë lënë gjurmë, dhe Klodi po përpiqet të përshtatet me jetën jashtë kamerave.
Kjo video vjen vetëm një ditë pas një postimi tjetër komik, ku ish-banori bëri shaka për faktin se ende i ka mbetur zakoni i qëndrimit të monitoruar në shtëpi. Ai u shpreh se duhet të bëjë kujdes me vendosjen e mikrofonit, duke harruar për një moment se tani është një njeri i lirë dhe larg survejimit 24/7.
Edhe pse përshtatja me “normalitetin” duket një proces gradual, humori i Klodit mbetet pika e tij më e fortë, duke treguar se karakteri i tij i qetë dhe natyra komike nuk janë zhdukur pas përfundimit të spektaklit. Mbetet për t’u parë sa kohë do t’i duhet për të rikthyer plotësisht ritmin e përditshëm, por ndjekësit e tij duket se e shijojnë çdo moment të ndarë me ta jashtë kamerave.





