Autoritetet meksikane kanë zbuluar një tunel, i cili lidhte një shtëpi druri me një burg. Gjithashtu u zbuluan edhe dy gropa të tjera, në të cilat fshiheshin armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.
Autoritetet kanë filluar një operacion kërkimi pasi kishin vënë re zhvendosje të pazakonta të tokës pranë burgut Reynosa në verilindje të Meksikës.
Me anë të përdorimit të teknologjisë së fundit ata arritën edhe të zbulonin edhe tunelin e papërfunduar, që fillonte në një shtëpi druri pranë burgut dhe shkonte në drejtim të burgut.
Por gjatë kontrollit në ambientin e burgut u zbuluan edhe 2 gropa të tjera të hapura nga të dënuarit, ku brenda kishin fshehur armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.
Po planifikohej arratisja nga burgu, zbulohet tuneli (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





