“Pritëm tym të bardhë, doli djalë”.

Kështu shkruan në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Kjo batutë pikante ka nisur të bëjë xhiron e rrjetit.

Por nuk duhet të harrojmë edhe një parashikim të Ndokës. Pasi Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn u shkroi një letër shqiptarëve, duke u kërkuar që të marrin pjesë në zgjedhje, Ndoka bëri një status po në “Facebook”.

“Durim edhe pak ditë zoti Hahn, do të shohësh, se kriza do të zgjidhet me përgjegjësi kombëtare dhe me axhendë, që ju do ta përgëzoni vetëm për pak javë!”