Një 50-vjeçar, i cili po priste dru me motosharrë është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.

Së bashku me një person tjetër, duke prerë një pemë të llojit “Ah” gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka humbur jetën.

Materialet iu  referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 17.03.2022, rreth orës  15.00,  në vendin e quajtur “Ara e Priftit”, në malin e Bllacës, Bulqizë është aksidentuar e për pasojë ka gjetur vdekjen  e menjëhershme shtetasi Rr. T., 50 vjeç,  banues në Bllacë, Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se ky shtetas së bashku me shtetasin E. S.,  duke prerë me motorsharrë një pemë të llojit ‘Ah’ gjatë rrëzimit të pemës, dyshohet se e ka goditur  në pjesën e pasme të kokës e për pasojë ka gjetur vdekjen e me njëhershme.

Materialet iu  referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.