Pas videos me pamje të rënda të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej një i ri në Peqin teksa vriste me armë gomarin, vjen një reagim shpërthyes i ambientalistit Sazan Guri.
“Po pse ore pse, pse ore t’u thaftë dora, po ç’kusur kemi ne të quhemi komb barbar, po pse ore të hëngërt mortja”, shkruan Guri, duke argumentuar se shkencërisht, ata që bëjnë veprime të tilla e pësojnë.
Postimi i Sazan Gurit:
Po pse ore pse, pse ore tu thafte dora, po c'kusur kemi ne te quhemi komb barbar, po pse ore te hengert mortja, qe matesh me kafshet qe te vetmin gabim qe bejne eshte se te sherbejne ty. Shikoje se sa i qete ishte para se t'i shtije. Si mund ta paguash te miren me krim. E di ti qe e ke te sigurte, ti ose kushdo qe mendon e vepron si ti, ose cmendjen ose vetvriten, se ne momentin qe ti shtive, ai te fotografoi me sy dhe nga frika prodhon nje kimikat adrenaline qe leshon nje rreze duke te lene nje manjetizem mbetes ne mendjen tende, dhe kjo hije manjetike do te te ndjeke nga pas. gjithe jeten do jesh shpirt trazuar ose gjithe jeten do kerkosh gjak te dyte, ndaj kanuni e barazonte gjakun me gjak, si te drejte natyrore, fantastike.
(Videon mund ta shihni duke klikuar këtu)





