Pyetje: Çfarë do bësh të ndalosh emigracionin? Po punojmë me pleq.
Basha: Ka në administratë njerëz me përvojë këto vite. Edhe sektori privat ka njerëz me përvojë. Mirë është që ata njerëz me përvojë të transferohet te ju. Shikojeni anën e mirë. Kjo nuk bëhet duke rritur moshën e pensionit apo duke i mbyllur dyert rinisë. Qeverisja e PD-së do t’i sigurojë të rinjve trajnimin e duhur.
Së dyti ripërtëritje. Në vitin 90, nëna ime doli në pension parakohe dhe mbahet akoma si një nga mësueset më të mira në Tiranë. E kisha krenari që në vend të më thonin filan fistaku, thonin djali i zyshës. Doli në pension parakohe. Po këtu gjërat janë lëmsh në Shqipëri, sepse paratë që marrin nga taksat tuaja i bëjnë rrush e kumbulla.
Nuk ka arsye përse rritet mosha e pensionit, por duhet ulet.
Pyetje: Kjo që po ndodh në 4 muaj ështe cmenduri. Rinia e refuzon me neveri. Unë i dua shumë gjyshërit por ka një kufi. Është me cikle jeta.
Basha: Kur do të qarkullojnë elitat. Edi Rama kërkon të pasurohet më shumë. Berisha therret njerëzit të sulmojë shtëpinë e tij, për cfarë ? Për karrige. Kur do t’i i vijë radha rinisë? Asnjëherë. Nuk duhet të jetë kështu, dhe unë do të luftoj të mos jetë kështu.
Të ndërtojmë instrumentat që të gjitheve t’i jepet kjo mundësi, jo pse kujt i servilosesh por për aftësite që ke. Europa është vendi i mundësive jo i patronazhit. Vendi i qarkullimit të elitave. Zoti na ka bërë të barabrtë dhe politika duhet të bindet ta bëjë këtë realitet.





