Shpërthen tritoli në një gurore të Krujës e si pasojë i merr jetën një punëtori dhe plagos rëndë një tjetër.
I plagosuri është Gani Demnushi 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.
Demnushi ka plagë të rënda në kokë dhe rrezikon të humbasë njërin sy.





