Në Lushnjë ka ndodhur në aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, i cili ka qenë duke punuar me mjetin e tij.

Një 62-vjeçar, teksa po punonte me zetorin e tij, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë në trup. Si pasojë, bujku ka humbur jetën.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.