Një 32-vjeçar ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës mesditën e sotme.
Sipas policisë, i riu me iniciale A.H., është dëmtuar teksa punonte me gurë fresibël.
Njoftim i plotë i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:10, në spitalin e Sarandës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. H., rreth 32 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht duke punuar me gurë fresibël, në Ksamil.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





