Një 35-vjeçar është rrëzuar nga shkallët mesditën e sotme, teksa ka qenë duke punuar në bodrumin e një pallati, në Tiranë.

Punëntori është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa nuk dihen ende kushtet e sigurisë në të cilat po punonte.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, duke punuar në bodrumin e një pallati, është rrëzuar nga shkallët, punëtori shtetasi K. A., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.