Një turiste zviceriane, rreth 65-vjeç ka humbur në Durrës.

Turistja, e cila po qëndronte së bashku me bashkëshortin në një hotel në Vollga, ku humbur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15. Mësohet se 65-vjeçarja vuan dhe nga humbja e kujtesës.

Ndërkohë, pronari i hotelit ku po qendronte shtetasja zviceriane ka bërë denoncimin në polici për gjetjen e saj.

Kërkohet edhe ndihma e qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm.