Një person teksa po qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Policia njofton se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.