Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka deklaruar se pas 12 vitesh që shqiptarët lëvizin në BE pa viza, regjimi me viza mund të rikthehet.
Me anë të një postimi në Facebook, Sula akuzoi drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama për një fakt të tillë.
Postimi i plotë:
Kryeministri po na rikthen vizat!
Në Dhjetor të vitit 2010, pas një pune të gjatë me shumë sfida por që ja vlenin, Shqipërisë iu liberalizuan vizat nën drejtimin e qeverisë së djathtë. Liberalizimi i vizave u bë pasi arritëm standardet. Luftë frontale me krimin e organizuar dhe në çdo drejtim tjetër.
Por sot pas 12 vitesh kur Shqiptarët presin që të jenë pjesë e BE, nën drejtimin e kësaj qeverie Shqipërisë rrezikohet ti kthehet regjimi i vizave.
Kjo fal kontributit të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama.
Nga viti 2014, një vit pasi nisi të qeveriste Kryeministri aktual, të rinjtë e të rejat, forca punëtore nisi dyndjen drejt vendeve të BE dhe tani numërohen qindera e mijëra shqiptarë që kanë braktisur vendin e tyre. Ikin sepse në Shqipëri model suksesi shikohet trafikanti drogës dhe qeveritari i korruptuar. Të arsimuarit nuk e shohin të ardhmen këtu.
Ndërkohë kreu i qeverisë pa pikën e përgjegjshmërisë për herë të dytë brenda pak javësh fajëson Britaninë e Madhe pse shqiptarët kërkojnë azil. Nuk ka si i frenon shteti shqiptar thot. Nuk i frenon dot sepse të rinjtë thot dalin fillimisht në vendet e BE ku lëvizet pa viza.
Rama në Kongresin e PSE: Qeveria britanike na thotë; ‘’Duhet t’i ndaloni’’. Po si mund të jetë puna e qeverisë së Shqipërisë që të verë rregull në kanal atje? Nuk e di. Ajo çfarë di është që në qoftë se nuk ia dalim të shkojmë në origjinë, në burim të problemit”, tha Edi Rama.
Pra Rama u thot partnerëve që të vendosin vizat në mënyrë që të frenohet eksodi i shqiptarëve. Kjo është çmenduri dhe e kthen vendin dekada pas.
Një tjetër kërcënim për të rikthyer regjimin e vizave është edhe për shkak të nismës absurde të Kryeministrit me shitjen e pasaportave. Progres raporti e thoshte qartë që rrezikojmë të na hiqen vizat nëse Rama çon deri në fund Pasaportat e Arta.
Në një kohë që presim të integrohemi në BE, bëmat e kryeministrit në çojnë vite e vite pas. Na kthen edhe një herë në regjimin e vizave. Ne duhet ta ndalojmë të gjithë së bashku. Duhet të jemi vigjilent para se të jetë vonë.