Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me korentin në qytetin e Shkodrës.
Mësohet se viktima, shtetasi Frrok Bregu, 51 vjeç është ngjitur në shtyllë për të rilidhur energjinë elektrike të shkëputur nga OSHEE-ja.
Megjithëse u tentua ti jepej ndihma e parë, fatkeqësisht Bregu, babai i tetë fëmijëve, ka gjetur vdekjen.





