Një 34-vjeçar ka rënë nga shtylla pasditen e djeshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas policisë, punonjësi i një kompanie të shpërndarjes së internetit, dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.