I ftuar në ‘Interview’ Landi Hysi ka folur për disa aspekte të jetës personale dhe asaj profesionale si dhe projektet e reja me të cilat po angazhohet. Ndër të tjera ajo që kuriozoi ishte deklarata e këngëtarit për botën e repit në Shqipëri dhe se çfarë mesazhi transmetojnë personazhet e këtij zhanri.

“Ky është një fenomen global por sot rrepojnë disa paçavure me zinxhira në qafë. Nuk e di se çfarë ju thotë mendja, se cilës jete ju referohen, por ata nuk transmetojnë asnjë mesazh dhe madje nuk bëjnë aspak jetën për të cilën flasin në këngë. Dakort mund të bësh muzikë komerciale, por jo kështu”, ka thënë ndër të tjera Landi Hysi, ish-anëtar i grupit ‘West Side Family’.

Artisti shtoi gjithashtu se aktualisht po punon për disa projekte sociale që kanë lidhje me personat me aftësi të veçanta.