Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 57 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro –grek.

I riu shqiptar është prangosur në momentin që po ruante një sasi droge në një zonë me shkurre në kufirin e gjelbër.

Policia sekuestroi 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë. 27-vjecarit iu sekuestrua dhe 1 celular.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.