Aktori Neritan Liçaj ka folur në protestën përpara Bashkisë së Tiranës, ku po protestohet për aferën 5D.
Liçaj theksoi se qeveria po shkatërron kombin. Ai bëri pyetjen se çfarë iu kanë bërë shqiptarët që qeveria e vet i urren kaq shumë. Sipas Liçajt, në Shqipëri ata që punojnë e jetojnë ndershmërisht janë të zhytur në varfëri.
Neritan Liçaj: Çfarë iu kanë bërë shqiptarët që i urreni? Çfarë iu kanë bërë shqiptarët, pse e urreni këtë vend? Sa nga ju i del rroga deri në javën e dytë? Ju mbani flamurin e Rilindjes, sepse jeni kundër popullit tuaj. Duhet të mbroni popullin dhe jo krimin. Edhe në ndërtim ka pastrim parash. Kemi parlament që nuk dinë të flasin një fjalë.
Një administratë që është skandaloze. Po shkatërrohet kombi, po ikin shqiptarët, po ikin për t’u bërë skllav. Nuk ka për ta bërë Shqipërinë ambasadorja Kim me vezë, do ta bëjmë ne. Ne djersisim, e ju pasuroheni. I huaji nuk të bën kurrë, sepse vjen për interesat e veta. Kështu nuk shtyhet më, po asimilohemi si komb.