Me barazimin ndaj Atletikos së Madridit, Reali i Madridit u katapultua në krye të La Ligës, por fundi i sfidës në “Vanda Metropolitano” nuk ishte i bukur për të gjithë futbollistët.
Mesfushori i “los blancos”, Kasemiro, mori një lajm të tmerrshëm, se shtëpia e tij në Madrid ishte vjedhur, gjatë kohës që ai ishte në fushë për Realin.
Siç raporton “El Chiringuito”, edhe gruaja e vajza e brazilianit ishin brenda shtëpisë në kohën e vjedhjes.
Hajdutët e kanë kryer me sukses misionin e tyre, duke marrë disa sende me vlerë në shtëpi, e cila gjendet në një nga lagjet më të “preferuara” për hajdutët. Për fat të mirë, asnjë pasojë nuk patën dy femrat që gjendeshin në shtëpi.





