Mundohet të hyjë në Itali si turist, por e kthejnë mbrapsht që në kontrollin e parë në aeroport. Kështu e ka pësuar një shqiptar 32-vjeçar, i cili sapo zbriti në aeroportin e Perugia-s.

Pas një kontrolli që i është bërë ka rezultuar se shqiptari nuk kishte biletën e kthimit dhe ka qenë kontradiktor në përgjigjet që ka dhënë, kur është pyetur se pse do të shkonte në Itali.

Pas hetimeve që janë bërë ndaj tij, ka rezultuar se ai ishte person me precedent penalë dhe i përfshirë në trafik droge, shfrytëzim prostitucioni si dhe trafik të armëve, arsye për të cilat edhe ishte dëbuar nga vendi ku kishte qëndruar për 10 vjet.

Vizita e tij është refuzuar dhe autoritetet kanë kërkuar riatdhesimin e tij për në Shqipëri.