Një 32-vjeçar ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë teksa po shkonte për në banesën e tij mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të Laçit në afërsi të shinave të trenit.

32-vjeçari me iniciale S.D. po udhëtonte me makinën e tij për të shkuar në banesë kur është kërcënuar me armë nga disa persona të cilët udhëtonin me makinë tjetër, por në sens të kundërt lëvizje me të.

Këta persona, ka denoncuar 32-vjeçari, qëllonin me armë në ajër dhe më pas u larguan. Policia shkoi në vendngjarje sapo mori denoncimin e 32-vjeçarit. Ky i fundit nuk pësoi lëndime. As automjeti i tij nuk është prekur nga plumbat.  

Ndërsa autorët e dyshuar policia i ka identifikuar dhe i ka shpallur në kërkim, e për shkak të hetimeve, nuk bëhen me dije identitetet e tyre.