Mori njoftim se një makinë ka marrë flakë në parkimin e kishës ortodokse në Fier dhe kështu u nis në vendngjarje shërbimi zjarrfikës. Por, teksa mjeti zjarrfikës po lëvizte, ka ngecur në urë.
Njëra gomë ka thyer dërrasat e urës dhe zjarrfikësja ka ngecur aty, duke rrezikuar të bjerë në lumin Gjanica.