Beatrix Ramosaj, këngëtarja e njohur ka shkruar në rrjetin social Facebook për një ngjarje shumë të rëndë te ndodhur në fshatin e saj Llapashticë e Poshtme.
Një person ka dëmtuar 82 varre në këtë fshat, përfshirë dhe atë të babit të këngëtares dhe familjarëve të saj, ndaj Beatrix iu bën thirrje autoriteteve kosovare të vendosin drejtësi.
POSTIMI I PLOTË
Po shkruaj e tronditur…
Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.
Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë.
Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babit tim dhe familjarëve të mi.
Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe te vendosin drejtësi për personin përgjegjes. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret me shumë është dëmi emocional.





