Xhianluka Skamaka shihet si një prej talenteve më premtues për të ardhmen. Shumë ekipe të mëdha italiane kërkojnë shërbimet e 23-vjeçarit dhe këtu nuk mungon as Inter.Sipas “Corriere dello Sport”, kampionët në fuqi të Italisë, kanë bërë gati një plan për të arritur te shërbimet e sulmuesit.

Skamaka vlerësohet rreth 40 milionë euro sipas ekipit të tij dhe kështu Interi ka në plan të ofrojë, përveç parave edhe sulmuesin Andrea Pinamonti.

22-vjeçari po bën një sezon shumë të mirë me Empolin, por është ende nën pronësinë e Interit. Kështu një shkëmbim me Skamakën shikohet akoma dhe më shumë i mundur.

Gjithashtu thuhet se klubi zikaltër, ka hequr dorë përfundimisht nga gara për Andrea Belotin, i cili dhe ai do të largohet nga ekipi i tij Torino këtë verë.