Kryeministri Edi Rama e nisi me batuta fjalën e tij në Panairin e Berlinit, ku Shqipëria është e zgjedhura e nderit për vitin 2025.

Ai u shpreh se do të ishte blasfemi që ky panair të pritej nën qiellin gri të Berlinit dhe solli pak diell nga Shqipëria në Gjermani.

Rama: Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi.