Luiz Ejlli, së fundmi ka qenë shumë i angazhuar me koncerte. Me anë të një postimi në Instagram ai tregon se ndodhet në Shkup. Atje ai ka takuar edhe futbollistin e kombëtares, Jasir Asanin.
Kujtojmë që kombëtarja jonë, këtë vit është kualifikuar në “Euro 2024”. Sipas Luizit, merita më së shumti është e Jasirit, i cili ka dhënë një performancë të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet. Krahas fotos që Luizi ka ripostuar me Asanin shkruan: “Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin tek kafeja e lagjes.”





