Patrik O’Well është 44 vjeç dhe që nga mosha 30 vjeç bën xhiron e të gjithë pistave të garave të botës, duke tentuar të shtypë gazin në maksimum.
Natën mes të martës dhe të mërkurës së javës së kaluar është ndaluar në Romë, ndërsa po udhëtonte me Lamborghini-n e tij në unazën e kryeqytetit italian me 311 km në orë.
Menjëherë i është hequr patenta dhe i është vënë një gjobë e majme dhe tashmë për të shëtitur Evropën lë gruan që të ngasë makinën luksoze.
I pyetur nga mediet italiane O’Well deklaron se ndodhej për pushime në Romë, e meqë ishte natë dhe në unazë nuk kishte asnjë automjet provoi të testonte në maksimum makinën.
Pyetjes nëse është penduar që po e ngiste aq shpejt Lamborghini-n i përgjigjet: Shpejtësia është profesioni im, por dua të theksoj se në ato momente nuk po rrezikoja jetën e askujt. Në atë orë të natës, në unazë ndodheshim vetëm unë dhe për fat të keq… policët që më ndaluan.





