SHBA, 1 gusht 2014 – I vë flakën burrit, pasi ai ngacmonte vajzën 7 vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në qytezën Renton, në shtetin e Uashingtonit dhe ka për protagoniste 40 vjeçaren Tatanysha Hedman.
Gruaja dhe vajza e saj jetonin me partnerin e ri të Tatanyshas, 52 vjeçarin Vincent Phillips.
40 vjeçarja nuk është përmbajtur kur ka zbuluar se burri që donte ngacmonte seksualisht vajzën e saj të mitur.
Ajo e ka lyer me benzinë ndërsa flinte dhe më pas me një çakmak i ka vënë flakën.
Burri ka dalë nga shtëpia i përfshirë nga flakët duke ulëritur: Më ndihmoni.
Një shitës dyqani i ka ardhur në ndihmë. Para se të humbte ndjenjat burri ka thënë: E bëri gruaja ime.
Phillips është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve gjendja e tij ëhstë e rëndë, për shkak të djegies në shkallë të gjerë.
E pyetur nga policët lidhur me ngjarjen gruaja ka thënë: Po ta qëlloja do tregohesha shumë e sjellshme.
Ajo është dërguar në burgun e kontesë, ndërkohë që për lirimin e saj me kusht nevojiten 500 mijë dollarë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





