Tre shqiptarë janë arrestuar në Verona të Italisë, pasi janë kapur duke transportuar drogë.

Sipas mediave italiane, 11 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura në bagazhin e dy automjeteve luksoze.

Nëse droga do të hidhej në treg do të kapte një vlerë rreth 1 milion euro.

Ndërkohë, makinat ishin me motor të fuqishëm dhe me targa gjermane. Nga hetimet e deritanishme rezulton se droga kishte për destinacion tregun italian.