Një 42-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 10 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

Kështu u finalizua operacioni policor i koduar “Road Guard 62”.

A. H., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen. Policia ka reaguar menjëherë duke e ndjekur dhe në afërsi të qytetit të Memaliaj, e kanë ndaluar së bashku me emigrantët nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.