Policia greke ka arrestuar një shqiptar pas një operacioni anti-drogë që është zhvilluar në aksin Kakavijë-Janinë.
Mësohet se policia ka sekuestruar 48 kg 850 gram marijuanë. Shqiptari po transportonte me mjetit tip “Seat Altea” drogën, të cilën e kishte fshehur në një vend të bërë enkas.
Po ashtu u sekuestruan 300 euro dhe 1 celular. Policia vijon hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.





