Policia e Korçës ka arrestaur një 56-vjeçar, pasi akuzohet për trafikim të paligjshëm emigrantësh.
Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi me ininciale F. K., 56-vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
56-vjeçari, është kapur duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Njoftimi i plotë:
Vihen në pranga 2 shtetas njëri prej tyre në vijim të operacionit “Perimetri” dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim Policinë Kufitare, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 56 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
Ky shtetas u konstatua nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 2, Korçë, duke transportuar me mjetin tip furgon “Ford”, 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F. K., kishte kaluar kufirin për në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, si dhe drejtonte mjetin pa lejë drejtimi.





