Një 35-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar me furgon 23 emigrantë kundrejt pagesës.
Në një operacion të organizuar nga policia i koduar “Midnight 12”, 35-vjeçari L. V., u kap në flagrancë në fshatit Tren të Devollit.
Emigrantët, nga vendet e treta që duan të kalojnë ilegalisht kufirin, duhet t’i paguanin para që varion nga 300 deri në 1000 euro për person. Destinacioni final i tyre janë shtetet e BE-së.
Policia ka sekuestruar furgonin dhe një celular të 35-vjeçarit banues në fshatin Buçimas, Pogradec.





