Teksa ngiste makinën e funeralit ku po transportohej një grua që kishte ndërruar jetë, vetë shoferi shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës në Aggelokastro të Greqisë.
Shqiptari i moshës 44 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte një makinë funerali me një grua të vdekur në momentin kur u përplas në mënyrë fatale.
Ngjarja shkaktoi trafik të rënduar në rrugë.





