Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të paktën 74 persona në bord u vranë, sipas raporteve ruse që citojnë ministrinë e Mbrojtjes.
Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se ata në bord ishin 65 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, të marra burgosur, ndërsa 6 ishin pjesë e ekuipazhit dhe 3 të tjerë ishin shoqërues.
Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme. Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale.