Silvio Berluskoni, si gjithnjë karizmatik, u mundua të motivojë ekipin kombëtar të Italisë përpara fillimit të Kupës së Botës.

“Nëse vijnë më shpejt seç duhet, më mirë të mos shkelin në Itali, ndryshe i pret burgu”, – tha ai.

Ndërkohë, të kaltrit nuk shkëlqyen, pasi u eliminuan nga vendi organizator i Koresë së Jugut, pas një gjykimi skandaloz të arbitrit Bajron Moreno.

Kur Italia u kthye, ishte sërish Berluskoni që komentoi: “Mendoj se kundërshtarin do e kishin mundur nëse… Më mirë nuk po e them. Gjithsesi, një person i 12-të i shpëtoi lojtarët italianë nga burgu”, – tha ai, duke iu referuar Bajron Morenos, si fajtorin e eliminimit të Kombëtares italiane.