Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ditës së djeshme të ish-banores së Big Brother VIP, Ledjona Xheladinajt.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës, ku gazetarja është aksidentuar me motor.
Më tej raportohet se për shkak të aksidentit, ajo ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore. Xheladinaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet stabël.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. Gjithashtu vetë gazetarja ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen dhe as një familjar i saj.