Vetëm 25% e fotove tani mund të përfundojnë në një album tradicional dhe miliona prej tyre kurrë nuk janë shkarkuar nga interneti
Të gjitha fotot, janë ku janë, vrap t’i hedhim në Facebook. A mos po vjen vallë fundi i albumeve tradicionalë të fotove që cdo familje mban si kujtim dhe i trashëgon brez pas brezi.
Miliona foto bëhen cdo ditë me celular, aparat dhe një fishë e gjithçka përfundon në një folder në kompjuter, Mjafton kaq dhe shpërndahen në rrjete sociale. Ky trendi ri i shpërndarjes online të fotove realisht po sjell fundin e përdorimit të albumeve, bëjnë të ditur studiuesit në Angli.
Ata vërtetojnë se 2/3 e britanikëve kanë katalogë të tërë me foto në kompjuter, tablet apo smartphone.
Një në 5 britanikë poston cdo ditë foto në Facebook, Twitter apo Instagram.
Kjo praktikohet së shumti në moshat 18 deri 24 vjec dhe më interesantja, meshkujt janë ata që fusin më shumë foto online se femrat.
Me një shifër të përafërt, 1.9 billion fotografi janë bërë në Britani dhe 328 prej tyre janë shpërndarë onlinem, bën me dije gjigandi elektronik, Samsung.
Sipas tyre, kjo është mënyra më e shpejtë që fotot të shihen nga shumë persona, mjafton vetëm 1 minutë sesa të krijosh një album familjart tradicional.
‘Njerëzit cdo ditë bëjnë foto dhe shumë natuyralisht i hedhin në rrjete sociale sepse kanë dëshirë të ndajnë kënaqësinë e fotos me të tjerë njëkohësisht. Por ky trend i shpërndarjes së fotove në internet po rezulton me vdekjen e albumit të fotografike”, thuhet në një anketim.
Më shumë se 53 për qind e moshave 18 deri 24-vjec përdorin fotot online, 13 për qind thonë se nuk e kanë idene e një albumi fotosh ndërsa 34 për qind thonë se nuk kanë shpërndarë kurrë foto online.
Me siguri të njëjtat përqindje do të rezultonin dhe nëse një anketim i tillë bëhej në Shqipëri, pasi mania e hedhjes së fotove në Facebook i ka rrëmbyer të gjithë.





