Policia e Durrësit gjatë një kontrolli të befasishëm në një lokal në lagjen nr.12, ka konstatuar se tre persona po vendosnin baste sportive me anë të celularëve.
Kështu, uniformat blu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. D., 36 vjeç, B. Rr., 26 vjeç dhe N. C., 21 vjeç, të tre banues në Durrës duke vënë baste sportive, me celularë.
Ata u kapën në lokalin e 36-vjeçarit, ndërsa 3 celularët e të proceduarve u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.





