Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane nën akuzën e vjedhjes.

Në orët e para të mëngjesit të datës 5 shtator, 25-vjeçari Kastriot Cani së bashku me një mik tentuan të vidhnin një vilë në Forte dei Marmi, në provincën e Luca-s në Itali.

Ka qenë një fqinj i pagjumë, ai që ka zbuluar shqiptarët, pasi kishte dëgjuar zhurmat e thyerjes së dritares dhe ka dalë menjëherë, duke aktivizuar alarmin.

Brenda pak minutave në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, e cila neutralizoi zonën rreth shtëpisë. Kastriot Canit iu vunë prangat, ndërsa shtetasi tjetër u shpall në kërkim.