Policia e Durrësit ka arrestuar në flagarancë një 42-vjeçar duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi L. T., banues në Durrës, i cili po vidhte në një pallat në lagjen nr.17.

NJOFTIMI I POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”, në bashkëpunim.