Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi është kapur duke vjedhur një banesë në zonën e Plazhit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. L., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në banesën e shtetasit E. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





